Për këtë edicion
Edicioni i 14-të u mbajt të hënën, më 2 mars 2015, në sallën e konferencave të Orchide-së dhe i kushtohej të dhënave të hapura (open data), një procesi të rëndësishëm për çdo shoqëri demokratike, që sapo kishte nisur në Kosovë. Folën themeluesit e Open Data Kosovo dhe një përfaqësues i institucioneve.
Georges Labrèche, bashkëthemelues i Open Data Kosovo, hapi edicionin me rëndësinë e këtij procesi për një shtet të ri dhe me pikëpamjen e tij si qytetar i SHBA-ve për ndikimin që kjo nismë mund të kishte në shoqëri.
Partin Imeri dhe Endrit Bytyçi, po ashtu bashkëthemelues të Open Data Kosovo, folën për zbatimin e projektit në qytete të ndryshme të Kosovës, përfshirë Ferizajn: puna në terren, si zbatohet hapja e të dhënave dhe çfarë pengesash dalin gjatë rrugës.
Ramadan Ilazi, folës i njohur për komunitetin e BarCamp Ferizaj dhe atëherë zëvendësministër i Integrimit Evropian, foli për qasjen institucionale ndaj të dhënave të hapura, për mbështetjen e ministrisë dhe për rëndësinë e tyre për integrimin evropian të Kosovës dhe për funksionimin e një shoqërie demokratike.
Organizuar nga një ekip vullnetarësh të rinj nga Ferizaji, me mbështetjen e IPKO Foundation.
Folësit
-
Fjalimi 1
Georges Labrèche
“Pse kanë rëndësi të dhënat e hapura”
Bashkëthemelues i Open Data Kosovo.
Profili i folësit -
Fjalimi 2
Partin Imeri & Endrit Bytyçi
“Hapja e të dhënave në komunat e Kosovës”
Partin Imeri: Bashkëthemelues dhe inxhinier softueri në Open Data Kosovo dhe më pas në Incodeks, me fokus te teknologjitë e uebit dhe te mentorimi i gjeneratave të reja.
Endrit Bytyçi: Bashkëthemelues i Open Data Kosovo.
-
Fjalimi 3
Ramadan Ilazi
“Të dhënat e hapura dhe institucionet”
Themelues i OJQ-ve INPO dhe FOL dhe një nga aktivistët e parë të shoqërisë civile në Kosovë; më vonë drejtor i Institutit Kosovar të Paqes dhe zëvendësministër i Integrimit Evropian. Folësi i parë në historinë e BarCamp Ferizaj.
Edhe 2 edicione të tjera
Fotot
Nuk kemi ende foto nga ky edicion
Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.
Na i dërgo fotot e tuaShiko albumin e plotë në Facebook

