Për këtë edicion
Edicioni i shtatë u mbajt të dielën, më 23 mars 2014, në sallën e konferencave të Orchide-së. Folën një nga aktivistët e parë të shoqërisë civile në Kosovë dhe drejtuesi i një prej kolegjeve private më të njohura në vend.
Ramadan Ilazi, drejtor i Institutit Kosovar të Paqes, foli për trajtimin e së kaluarës dhe për tensionin mes paqes dhe drejtësisë, si pjesë e një projekti ndërkombëtar të Institutit. Solli përvojën e Timorit Lindor pas luftës dhe qasjet për trajtimin e së kaluarës në Kosovë.
Alejtin Berisha, drejtor ekzekutiv i Kolegjit Universum, anëtar i bordit të European Higher Education Society dhe bashkëpunëtor i Institutit Steinhardt për Politika të Arsimit të Lartë në New York University, foli për ndikimin e teknologjisë në arsim. Si sipërmarrës serik, bashkëthemelues i iziSurvey.com dhe drejtor menaxhues i Wilson Learning për Kosovën dhe Shqipërinë, tregoi si u krijua iziSurvey.com dhe si funksionon.
Organizuar nga të rinj aktivistë nga Ferizaji, me mbështetjen e IPKO Foundation.
Folësit
-
Fjalimi 1
Ramadan Ilazi
“Trajtimi i së kaluarës: paqja dhe drejtësia”
Themelues i OJQ-ve INPO dhe FOL dhe një nga aktivistët e parë të shoqërisë civile në Kosovë; më vonë drejtor i Institutit Kosovar të Paqes dhe zëvendësministër i Integrimit Evropian. Folësi i parë në historinë e BarCamp Ferizaj.
Edhe 2 edicione të tjera -
Fjalimi 2
Alejtin Berisha
“Teknologjia në arsim dhe iziSurvey.com”
Drejtor ekzekutiv i Kolegjit Universum, sipërmarrës serik, bashkëthemelues i iziSurvey.com dhe drejtor menaxhues i Wilson Learning për Kosovën dhe Shqipërinë.
Profili i folësit
Fotot
Nuk kemi ende foto nga ky edicion
Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.
Na i dërgo fotot e tuaShiko albumin e plotë në Facebook

