Për këtë edicion
Edicioni i gjashtë u mbajt më 27 shkurt 2014 në sallën e konferencave të Orchide-së. Folësit ishin drejtuesi për Ballkanin i një prej fondeve më të mëdha në botë, një analist financiar dhe një student që kishte garuar në gara ndërkombëtare studentore.
Haki Abazi, drejtor i Rockefeller Brothers Fund për Ballkanin, foli për mënyrën si funksionon ky fond në rajon dhe për mundësitë që u jep individëve dhe organizatave për të përfituar mbështetje. Tregoi edhe rrugën e tij deri te kjo pozitë.
Hekuran Murati, analist financiar dhe udhëheqës i Njësisë për Menaxhimin e Borxhit Publik në Ministrinë e Financave, foli për rëndësinë e njohurive financiare dhe për letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës, si instrument për financimin e buxhetit të shtetit dhe si mundësi për investitorët.
Kushtrim Palushi, aktivist dhe student, tregoi përvojën e tij në gara ndërkombëtare studentore: simulimin e një rasti në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe të Këshillit Evropian në Balkan Case Challenge në Vjenë, simulimin e një rasti në Gjykatën e Arbitrazhit, po ashtu në Vjenë, dhe simulimin e Kombeve të Bashkuara në Harvard.
Organizuar nga të rinj aktivistë nga Ferizaji, me mbështetjen e IPKO Foundation.
Folësit
-
Fjalimi 1
Haki Abazi
“Rockefeller Brothers Fund në Ballkan”
Drejtor i Rockefeller Brothers Fund për Ballkanin.
Profili i folësit -
Fjalimi 2
Hekuran Murati
“Letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës”
Analist financiar dhe udhëheqës i Njësisë për Menaxhimin e Borxhit Publik në Ministrinë e Financave.
Profili i folësit -
Fjalimi 3
Kushtrim Palushi
“Gara ndërkombëtare studentore, nga Vjena në Harvard”
Avokat, partner themelues i zyrës ligjore RPHS dhe aktivist i shoqërisë civile, anëtar individual i KOMRA-s dhe njohës i drejtësisë tranzicionale. Si student garoi në gara ndërkombëtare në Vjenë dhe Harvard; në fundjavë ecën në male.
Edhe 2 edicione të tjera
Fotot
Nuk kemi ende foto nga ky edicion
Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.
Na i dërgo fotot e tuaShiko albumin e plotë në Facebook

