Për këtë edicion
Edicioni i 31-të u mbajt më 22 prill 2017 në sallën e konferencave të Orchide-së dhe trajtoi arsimin, të dhënat e hapura dhe zhvillimin e lojërave video.
Agnesa Qerimi, menaxhere programi në Këshillin Rinor Kosovar (KYC) që nga viti 2012, drejtonte projekte të financuara nga donatorë si GIZ dhe SCO-K për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve, cilësinë në arsim, rrjetëzimin dhe avokimin, dhe ishte pjesë e grupit punues të OBESSU-së për shkollat profesionale. Foli për fushatën e KYC-së për më shumë pjesëmarrje të të rinjve në politikat arsimore dhe për dy raporte të sapobotuara: për funksionimin e Këshillave Drejtues të Shkollave dhe për mbarëvajtjen e Testit Kombëtar të Maturës.
Partin Imeri, inxhinier softueri në Open Data Kosovo, me mbi pesë vjet në ICT dhe fokus te teknologjitë e uebit, foli si kthehen të dhënat digjitale në fakte dhe si përdoren për të avokuar zgjidhje për problemet e shoqërisë. Prezantoi projekte të Open Data Kosovo që ndihmuan në identifikimin e problemeve shoqërore dhe në planifikimin më të mirë të qeverisjes lokale, si dhe kontributin e ODK-së në analizën dhe vizualizimin e të dhënave në nivel ndërkombëtar.
Agnesa Belegu, Game Director në departamentin e lojërave të Zombie Soup, kishte punuar më parë si Game Designer në Electronic Arts (EA) Tiburon në Florida. Gjatë studimeve në Norvegji dhe në SHBA (UCF FIEA), me ekipin e saj krijoi lojën „Child No More”, bazuar në luftën në Kosovë të vitit 1999. Foli për Zombie Soup, për zhvillimin e lojërave në realitetin virtual dhe për përvojat e saj në këtë industri.
Organizuar nga ekipa e të rinjve aktivistë të BarCamp Ferizaj, nën ombrellën e Iniciativa për Progres (INPO), me mbështetjen e IPKO Foundation.
Folësit
-
Fjalimi 1
Agnesa Qerimi
“Të rinjtë dhe politikat arsimore”
Menaxhere programi në Këshillin Rinor Kosovar (KYC) që nga viti 2012, për fuqizimin e të rinjve dhe cilësinë në arsim.
Profili i folësit -
Fjalimi 2
Partin Imeri
“Nga të dhënat te faktet”
Bashkëthemelues dhe inxhinier softueri në Open Data Kosovo dhe më pas në Incodeks, me fokus te teknologjitë e uebit dhe te mentorimi i gjeneratave të reja.
Edhe 2 edicione të tjera -
Fjalimi 3
Agnesa Belegu
“Zombie Soup dhe lojërat në realitetin virtual”
Game Director në Zombie Soup dhe ish-Game Designer në Electronic Arts Tiburon; bashkautore e lojës „Child No More”.
Profili i folësit
Fotot
Nuk kemi ende foto nga ky edicion
Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.
Na i dërgo fotot e tuaShiko albumin e plotë në Facebook

