Edicioni #32 nga 50

Gazetaria dhe arti bashkëkohor

Data
20 maj 2017
Vendi
Restorant Orchide, salla e konferencave
Folësit
Donika LamaxhemaJetullah Sylejmani

Eventi në Facebook 

Për këtë edicion

Edicioni i 32-të u mbajt më 20 maj 2017 në sallën e konferencave të Orchide-së, me një gazetare televizive dhe një artist.

Donika Lamaxhema, bashkëdrejtuese e emisionit NIN në Klan Kosova, foli për studimet e saj dhe për profesionin e gazetarisë, me vështirësitë që has në punën e përditshme.

Jetullah Sylejmani, profesor i artit dhe pjesëmarrës e nismëtar i shumë aktiviteteve artistike në vend, foli për pjesëmarrjen e tij në Bienalen e Artistëve të Evropës dhe Mesdheut „MEDITERRANEA 18” dhe për rolin e formave kreative të mediumeve bashkëkohore të artit për të reflektuar mbi problemet shoqërore.

Organizuar nga ekipa e të rinjve aktivistë të BarCamp Ferizaj, nën ombrellën e Iniciativa për Progres (INPO), me mbështetjen e IPKO Foundation.

Folësit

Fotot

Nuk kemi ende foto nga ky edicion

Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.

Na i dërgo fotot e tuaShiko albumin e plotë në Facebook