Për këtë edicion
Edicioni i 33-të u mbajt të mërkurën, më 28 qershor 2017, në sallën e konferencave të Orchide-së dhe i kushtohej artit përmes muzikës, filmit dhe teatrit.
Bajram „Kafu” Kinolli, anëtar i grupit Gipsy Groove, një nga bendet që sfidoi paragjykimet në shoqërinë tonë, foli për grupin e artistëve nga katër kombësi që komunikojnë me gjuhën e muzikës. Tregoi si u krijua dhe si menaxhohet bendi, kauzën e tij, aktivizmin e tij dhe jetën personale. Sipas tij, „të jesh rom dhe të mos jesh i viktimizuar, të duhet shumë kohë për të qëndruar në këtë pozicion, pavarësisht çfarë shoqërie kemi”.
Besim Ugzmajli, regjisor nga Ferizaji, prezantoi dy projektet e tij më të fundit: dokumentarin „Prapa grilave” dhe shfaqjen teatrore „Shtëpia pa dritare”.
Organizuar nga ekipa e të rinjve aktivistë të BarCamp Ferizaj, nën ombrellën e Iniciativa për Progres (INPO), me mbështetjen e IPKO Foundation.
Folësit
-
Fjalimi 1
Bajram Kinolli
“Gipsy Groove dhe thyerja e paragjykimeve”
Bajram „Kafu” Kinolli, anëtar i grupit Gipsy Groove dhe aktivist.
Profili i folësit -
Fjalimi 2
Besim Ugzmajli
“Prapa grilave dhe Shtëpia pa dritare”
Regjisor filmi dhe teatri nga Ferizaji dhe drejtor artistik i Teatrit të Qytetit „Adriana”, me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Mik i BarCamp Ferizaj që nga fillimet dhe folësi që ka folur më së shumti herë.
Edhe 4 edicione të tjera
Fotot
Nuk kemi ende foto nga ky edicion
Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.
Na i dërgo fotot e tuaShiko albumin e plotë në Facebook

