Për këtë edicion
Edicioni i 19-të, më 12 shtator 2015 në sallën e konferencave të Orchide-së, hapi sezonin e tretë të BarCamp Ferizaj dhe solli një ekip të ri organizues.
Besim Ugzmajli, regjisor nga Ferizaji, foli për dy projektet e tij më të fundit: filmin „The Eaters”, fitues i The Monthly Film Festival me votat e publikut në një garë ndërkombëtare, dhe shfaqjen „Macat e Çehovit”, ku ndërthuri skenikisht tri tekste të ndryshme të Anton Çehovit.
Mehdi Sejdiu, student i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Istanbul Şehir University, foli për „Ferizaj Open 2015”, turneun e parë kombëtar të debatit në këtë format, për mundësitë që u jep të rinjve pjesëmarrja dhe për rëndësinë e debatit të strukturuar për individin, në çfarëdo formati.
Organizuar nga ekipi i ri i BarCamp Ferizaj, me mbështetjen e IPKO Foundation.
Folësit
-
Fjalimi 1
Besim Ugzmajli
“The Eaters dhe Macat e Çehovit”
Regjisor filmi dhe teatri nga Ferizaji dhe drejtor artistik i Teatrit të Qytetit „Adriana”, me shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Mik i BarCamp Ferizaj që nga fillimet dhe folësi që ka folur më së shumti herë.
Edhe 4 edicione të tjera -
Fjalimi 2
Mehdi Sejdiu
“Ferizaj Open 2015 dhe debati i strukturuar”
Student i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Istanbul Şehir University, i përfshirë në turneun e debatit „Ferizaj Open 2015”.
Profili i folësit
Fotot
Nuk kemi ende foto nga ky edicion
Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.
Na i dërgo fotot e tuaShiko albumin e plotë në Facebook

