Për këtë edicion
Edicioni i 13-të, i pari i vitit 2015, u mbajt më 31 janar në sallën e konferencave të Orchide-së dhe i kushtohej edukimit dhe aktivizmit.
Lirika Demiri, studente e sociologjisë, foli me temën „Sociologjia përmes fotove”. Prezantoi një seri fotografish të botuara në revista të ndryshme, që tregojnë jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës, kryesisht të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Ferizaj.
Shpend Mustafa, student i shkencave politike dhe aktivist nga Ferizaji, foli për „Klubin për Arsim më të Mirë”, një projekt i financuar nga UNICEF-i, që funksiononte nën ombrellën e KNK-së me mbështetjen e Këshillit Rinor Kosovar (KYC). Projekti përfshinte të gjithë aktorët e arsimit të mesëm të lartë dhe nxori rekomandime e studime për përmirësimin e arsimit në Kosovë.
Arbër Kadriu, student i drejtësisë, foli për debatin e strukturuar „Karl Popper”, nga përvoja e tij si debatues që në fillimet e këtij debati në Kosovë dhe më pas si koordinator i klubit të debatit „ACTIVA” në Ferizaj. Tregoi çfarë përfitimesh sjell debati, përvojat e tij brenda dhe jashtë vendit dhe pse debati ka rëndësi për gjithë shoqërinë.
Organizuar nga një ekip vullnetarësh të rinj nga Ferizaji, me mbështetjen e IPKO Foundation.
Folësit
-
Fjalimi 1
Lirika Demiri
“Sociologjia përmes fotove”
Studente e sociologjisë, që përmes fotografisë dokumentoi jetën e përditshme të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Ferizaj.
Profili i folësit -
Fjalimi 2
Shpend Mustafa
“Klubi për Arsim më të Mirë”
Themelues dhe drejtues i BarCamp Ferizaj. Si student i shkencave politike foli për Klubin për Arsim më të Mirë; më pas, nga Iniciativa për Progres (INPO), për arsimin profesional dhe për pjesëmarrjen e të rinjve në BarCamp.
Edhe 2 edicione të tjera -
Fjalimi 3
Arbër Kadriu
“Debati Karl Popper”
Student i drejtësisë, debatues që në fillimet e debatit „Karl Popper” në Kosovë dhe koordinator i klubit të debatit „ACTIVA” në Ferizaj.
Profili i folësit
Fotot
Nuk kemi ende foto nga ky edicion
Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.
Na i dërgo fotot e tuaShiko albumin e plotë në Facebook

