Edicioni #28 nga 50

Arsim më i mirë, brenda dhe jashtë shkollës

Data
22 tetor 2016
Vendi
Restorant Orchide, salla e konferencave
Folësit
Burim SylejmaniShpend MustafaLaurat Raca & Hana Sahatqia

Eventi në Facebook 

Për këtë edicion

Edicioni i 28-të u mbajt më 22 tetor 2016 në sallën e konferencave të Orchide-së dhe i kushtohej edukimit: nismave për përmirësimin e arsimit në nivel kombëtar, formal dhe joformal.

Burim Sylejmani, mësues i nxënësve me nevoja të veçanta nga Ferizaji, foli për punën e tij dhe për nismat ligjore që ndërmori me kolegët për hartimin e planeve të duhura për këta nxënës.

Shpend Mustafa, nga Organizata INPO, prezantoi analizën e hulumtimit të projektit „Përfshirja e të rinjve në zhvillimin e arsimit profesional”, që evidentoi problemet në arsimin e mesëm profesional dhe paragjykimet e nxënësve për shkollat profesionale.

Laurat Raca dhe Hana Sahatqia, nga UNICEF Innovations Lab, folën për punën e laboratorit, që u jep mundësi të rinjve nga e gjithë Kosova të zhvillojnë idetë e tyre, dhe për projektet e ardhshme me fokus te programi UPSHIFT.

Organizuar nga ekipa e të rinjve aktivistë të BarCamp Ferizaj, nën ombrellën e Iniciativa për Progres (INPO), me mbështetjen e IPKO Foundation.

Folësit

  • Fjalimi 1

    Burim Sylejmani

    “Nxënësit me nevoja të veçanta”

    Mësues i nxënësve me nevoja të veçanta nga Ferizaji.

    Profili i folësit 
  • Fjalimi 2

    Shpend Mustafa

    “Të rinjtë dhe arsimi profesional”

    Themelues dhe drejtues i BarCamp Ferizaj. Si student i shkencave politike foli për Klubin për Arsim më të Mirë; më pas, nga Iniciativa për Progres (INPO), për arsimin profesional dhe për pjesëmarrjen e të rinjve në BarCamp.

    Edhe 2 edicione të tjera 
  • Fjalimi 3

    Laurat Raca & Hana Sahatqia

    “UNICEF Innovations Lab dhe UPSHIFT”

    Laurat Raca: Nga UNICEF Innovations Lab në Kosovë, që punon me programin UPSHIFT për të rinjtë.

    Hana Sahatqia: Nga UNICEF Innovations Lab në Kosovë, që punon me programin UPSHIFT për të rinjtë.

Fotot

Nuk kemi ende foto nga ky edicion

Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.

Na i dërgo fotot e tuaShiko albumin e plotë në Facebook