Për këtë edicion
Edicioni i 48-të u mbajt më 25 prill 2020, online, drejtpërdrejt në Facebook, dhe i kushtohej personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.
Korab Krasniqi, menaxher projekti në forumZFD (Programi në Kosovë), prezantoi librin e kujtimit „Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve” dhe një dyjavësh kushtuar çështjes së personave të pagjetur. Libri mbledh historitë jetësore të dhjetë familjeve të të pagjeturve: sfidat dhe tmerret e luftës, momentet kritike të zhdukjes së më të dashurve dhe agoninë e pritjes për të mësuar fatin e tyre. Ai i rikthen të pagjeturit si njerëz me histori, përtej statistikave, dhe nxit ndjeshmërinë për këtë çështje përmes përvojave të vetë familjeve.
Organizuar nga ekipa e të rinjve aktivistë të BarCamp Ferizaj, nën ombrellën e Iniciativa për Progres (INPO), me mbështetjen e IPKO Foundation dhe Rockefeller Brothers Fund.
Folësit
-
Fjalimi 1
Korab Krasniqi
“Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”
Menaxher projektesh në forumZFD (Programi në Kosovë) dhe aktivist për ballafaqimin me të kaluarën, kujtesën kolektive dhe ndërtimin e paqes, pjesë e shoqërisë civile që nga viti 2008.
Edhe 2 edicione të tjera
Fotot
Nuk kemi ende foto nga ky edicion
Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.
Na i dërgo fotot e tua

