Për këtë edicion
Edicioni jubilar i 40-të u mbajt më 21 prill 2018 në Orchide, në terasën e katit të tretë, me një folëse të vetme: presidenten e katërt të Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Para fjalimit u shfaq dokumentari „Mendoj për ty” i artistes Alketa Xhafa Mripa dhe producentes Anna Di Lellio, për të ngritur vetëdijen dhe solidaritetin me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Atifete Jahjaga foli me temën „Lidershipi i gruas në politikë: Çfarë do të thotë të jesh gruaja e parë presidente në Ballkan”. Foli për lidershipin e grave, për barazinë gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave, pse gratë janë agjente të rëndësishme të ndryshimit pozitiv dhe çfarë mundësish duhen krijuar për fuqizimin e tyre në Kosovë, si dhe për ndikimin e mandatit të saj dhe për nismat që po vazhdonte.
Organizuar nga ekipa e të rinjve aktivistë të BarCamp Ferizaj, nën ombrellën e Iniciativa për Progres (INPO), me mbështetjen e IPKO Foundation.
Folësit
-
Fjalimi 1
Atifete Jahjaga
“Lidershipi i gruas në politikë: çfarë do të thotë të jesh gruaja e parë presidente në Ballkan”
Presidentja e katërt e Republikës së Kosovës dhe gruaja e parë presidente në Ballkan.
Profili i folësit
Fotot
Nuk kemi ende foto nga ky edicion
Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.
Na i dërgo fotot e tuaShiko albumin e plotë në Facebook

