Për këtë edicion
Pas një pauze të gjatë, BarCamp Ferizaj u rikthye më 11 prill 2020, ndryshe nga herët e tjera: online, drejtpërdrejt në Facebook, gjatë pandemisë COVID-19. Edicioni i 45-të i kushtohej shëndetit mendor: si ta ruajmë dhe si ta menaxhojmë ankthin dhe stresin në shtëpi gjatë pandemisë.
Diadora Cërmjani, psikologe e diplomuar që ndiqte masterin në Psikologji Shkollore dhe Këshillim në Universitetin e Prishtinës dhe ish-kryeredaktore e revistës „Psika”, revistës së parë psikologjike në Kosovë, prezantoi platformën shendetimendor.uni-pr.edu. Platforma u krijua nga studentët e vitit të parë të masterit në Departamentin e Psikologjisë pas izolimit për shkak të pandemisë dhe ofron video psikoedukuese për gjendje si stresi dhe ankthi dhe si të përballohen ato në shtëpi.
Organizuar nga ekipa e të rinjve aktivistë të BarCamp Ferizaj, nën ombrellën e Iniciativa për Progres (INPO), me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.
Folësit
-
Fjalimi 1
Diadora Cërmjani
“shendetimendor.uni-pr.edu: shëndeti mendor në shtëpi”
Psikologe, studente e masterit në Psikologji Shkollore dhe Këshillim në Universitetin e Prishtinës dhe ish-kryeredaktore e revistës „Psika”.
Profili i folësit
Fotot
Nuk kemi ende foto nga ky edicion
Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.
Na i dërgo fotot e tua

