Për këtë edicion
Edicioni i 35-të u mbajt më 14 tetor 2017 në sallën e konferencave të Orchide-së dhe i kushtohej lirisë së të shprehurit.
Parim Olluri, drejtor i gazetës online Insajderi, i cilësuar si një nga gazetarët më të mirë në Kosovë dhe në rajon, foli për problemet me të cilat përballen gazetarët në Kosovë, për ndërhyrjet politike në media dhe për rrugën e Insajderit drejt suksesit, si mediumi me rritjen më të shpejtë në vend. Me punën e tij kishte ndihmuar në zbulimin e manipulimeve të ndryshme, ndërsa liria e tij e të shprehurit ishte cenuar shpesh.
HAVEIT, grup aktivistesh i katër vajzave që shkojnë përtej kënaqësive të çastit dhe rregullave moraliste dhe refuzojnë të pajtohen me atë që u servohet, treguan historitë e tyre, që janë edhe tonat.
Organizuar nga ekipa e të rinjve aktivistë të BarCamp Ferizaj, nën ombrellën e Iniciativa për Progres (INPO), me mbështetjen e IPKO Foundation.
Folësit
-
Fjalimi 1
Parim Olluri
“Gazetaria dhe ndërhyrjet politike”
Drejtor i gazetës online Insajderi, i cilësuar si një nga gazetarët më të mirë në Kosovë dhe në rajon.
Profili i folësit -
Fjalimi 2
HAVEIT
“Historitë tona”
Grup aktivistesh i katër vajzave që refuzojnë të pajtohen me rregullat moraliste dhe me atë që u servohet.
Profili i folësit
Fotot
Nuk kemi ende foto nga ky edicion
Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.
Na i dërgo fotot e tuaShiko albumin e plotë në Facebook

