Edicioni #24 nga 50

Të rinjtë, ekonomia dhe paraja publike

Data
1 mars 2016
Vendi
Restorant Orchide, salla e konferencave
Folësit
Andrew RussellAgron Demi

Eventi në Facebook 

Për këtë edicion

Edicioni i 24-të u mbajt të martën, më 1 mars 2016, në sallën e konferencave të Orchide-së dhe i kushtohej ekonomisë: projekteve dhe hulumtimeve në një fushë kaq të rëndësishme për shoqërinë.

Andrew Russell, përfaqësues rezident i UNDP-së në Kosovë dhe koordinator për zhvillim i Kombeve të Bashkuara, me master në marrëdhënie ndërkombëtare nga Columbia University, foli për rolin e të rinjve në transformimin e së ardhmes ekonomike të Kosovës dhe për programet e UNDP-së në këtë fushë.

Agron Demi, drejtor ekzekutiv i Institutit GAP, ku punonte që nga viti 2008, kishte qenë edhe pjesë e ekipeve mbështetëse të Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa. Foli për rëndësinë e qasjes në të dhënat e detajuara të shpenzimeve buxhetore, si mjet kundër korrupsionit dhe keqmenaxhimit të parasë publike, dhe prezantoi platformat elektronike të GAP-it për monitorimin e sektorit publik dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Organizuar nga ekipi organizativ lokal i BarCamp Ferizaj, me mbështetjen e IPKO Foundation.

Folësit

  • Fjalimi 1

    Andrew Russell

    “Të rinjtë dhe e ardhmja ekonomike e Kosovës”

    Përfaqësues rezident i UNDP-së në Kosovë dhe koordinator për zhvillim i Kombeve të Bashkuara.

    Profili i folësit 
  • Fjalimi 2

    Agron Demi

    “Transparenca e buxhetit dhe platformat e GAP-it”

    Drejtor ekzekutiv i Institutit GAP, ku punonte që nga viti 2008, me përvojë në mbikëqyrjen e buxhetit publik.

    Profili i folësit 

Fotot

Nuk kemi ende foto nga ky edicion

Nëse ishe aty dhe ke foto, na i dërgo. Do t’i shtojmë në arkiv.

Na i dërgo fotot e tuaShiko albumin e plotë në Facebook